INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi: Ja 49 emrat që rrezikojnë mandatin [FOTO]

Dekriminalizimi: Ja 49 emrat që rrezikojnë mandatin [FOTO]

Publikuar më: 17:14 20-05-2016

Në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike listën e 1530 zyrtarëve, si deputetë, ministra e kryetarë bashkish që kanë bërë vetëdeklarimin. Nga 65 këshilltarë, 16 kanë dhënë dorëheqjen nga ky post, dhe 49 të tjerë nuk kanë respektuar afatin ligjor, të cilët nëse nuk ofrojnë justifikime ligjore të besueshme e humbasin mandatin e tyre.

Sipas ligjit, KQZ duhet të verifikojë listën, të marrë opionin e tyre dhe në fund duhet të vendosë nëse ata do të penalizohen. Kjo ndodh për shkak se disa këshilltarë, janë të punësuar në dy vende të ndryshme, dhe mund ta bëjë vetëdeklarimin në një institucion tjetër.

Në listën e publikuar nga KQZ, të këshilltarëve që rrezikojnë të humbasin mandatin, bien në sy emra të njohur si: Vasil Bollano, Klodeta Dibra e Luan Bregasi.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583