INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi! Ja përgjigjet e Europolit për shenjat e gishatve të deputetëve

Dekriminalizimi! Ja përgjigjet e Europolit për shenjat e gishatve të deputetëve

Publikuar më: 15:10 19-05-2017

5 deputetët e Kuvendit Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin dhe  tre kryebashkiakë, i Poliçanit Adriatik Zotkaj, i Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryetari i Pogradecit Eduard Kapri dalin të pastër në skedarët e disa shteteve.
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, e kjo përkthehet se për këta persona deri më tani nuk kanë zbuluar procedime në vende të BE-së.
Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinjë Itali ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por veç përgjigjeve negative për këta deputet, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë.
Por ky veprim procedural, sipas prokurorisë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penale, që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Sipas Abc News, verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parashikuar faktin që të kërkohet informacion edhe me letër-porosi nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949