INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi, këta janë deputetët dhe kryebashkiakët që u janë sekuestruar dosjet

Dekriminalizimi, këta janë deputetët dhe kryebashkiakët që u janë sekuestruar dosjet

Publikuar më: 11:13 20-02-2017

Prokuroria duket se është e vendosur në largimin e deputetëve që janë me dënime dhe probleme të tjera, por që nuk i kanë deklaruara në formularët e dekriminalizmit, ose i kanë dorëzuar jashtë afateve ligjore.

Një ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në një deklaratë për median tha se 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë janë me probleme penale, por asnjëri prej tyre nuk plotëson kushtet për ti hequr mandatin.

Por sot prokuroria ka vendosur që hetimet e saj ti shkojë deri në fund. Oficerët e Policisë Gjyqësore të kanë mbërritur sot në ambientet e KQZ dhe kanë sekuestruar dosjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve që janë nën hetim.

Deklarata e djeshme e KQZ-së:

Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila qërezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqiptare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie:

Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit.

Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave kanë qenë ose për ndryshim gjeneralitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë për plotësim, është bërë për dënim me burg(45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984