INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi: KQZ i heq mandatin 19 këshilltarëve

Dekriminalizimi: KQZ i heq mandatin 19 këshilltarëve

Publikuar më: 11:28 31-05-2016

Jep efektet e para ligji për dekriminalizimin. Zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit ka nisur pikërisht me anëtarët e këshillave bashkiakë. Këtë të marte Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka vendosur për heqjen e mandatit për 19 këshilltarë bashkiakë në gjithë vendin ndërsa do të bëhet verifikimi i mandateve për 5 këshilltarë bashkiakë. Sipas KQZ, këshilltarët nuk dorëzuan brenda afatit formularin e vetëdeklarimit, ndërsa në ligj është përcaktuar që ti hiqet mandati të gjithë atyre që nuk e dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në kohën e përcaktuar. Kanë qënë 49 këshilltarë bashkiakë që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në afatin ligjor, ndërsa në bazë të ligjit atyre do të ju hiqet mandate.
ky është vendimi i parë nga KQZ për heqjen e mandatit të personave që kanë detyrim ligjor për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.
Ndërkohë publikimi i formularëve të vetdeklarimit ka sjellë një tjetër përplasje mes shumicës dhe opozitës. Ata kanë akuzuar palën kudnërshtare për inkriminim të posteve publike, ndërsa ende nuk janë verifikuar formularët e vetëdeklarimit nga organi i akuzës.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324