INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizmi “finalizohen” negociatat mes të majtëve dhe të djathtëve…

Dekriminalizmi “finalizohen” negociatat mes të majtëve dhe të djathtëve…

Publikuar më: 16:49 03-03-2016

Finalizohen negociatat për dekriminalizimin ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në mbledhje u diskutuan aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit dhe në përfundim të saj, deputeti i PS, Taulant Balla ka konfirmuar se është arritur konsensusi për të gjitha çështjet.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka “kyçur” në orën 14:30 në zyrën e tij dy negociatorët e Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashin dhe Taulant Ballën derisa ata të gjenin gjuhën dhe të bien dakord për disa akte, që i ndanin.

Tashmë u gjend dakortësia për shumë çështje dhe debatuan për çështjen e përdorimit të dy emrave nga zyrtarët që do të bëjnë vetëdeklarimin si dhe procesin e verifikimit nga vetë organi administrues – organi ku bën pjesë vetë zyrtari.
Mësohet se mazhoranca ka pranuar variantin e opozitës me pyetje të hapura për formularin e vetëdeklarimit.
Në vetëdeklarim do të përfshihen edhe Kryeministri bashkë me ministrat, që nuk janë deputetë.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889