INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dekusarizim të politikës”, PD amandament Kushtetues

“Dekusarizim të politikës”, PD amandament Kushtetues

Publikuar më: 10:01 12-05-2016

Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të enjte në Kuvend një amandament për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit. Thelbi i ndryshimet Kushtetuese është bërë publik nga vetë lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili thotë:
“Partia Demokratike depoziton sot në Parlament Amendamentin e Dekusarizimit: Ndalimin e rikandidimit ose emërimit në funksione publike të atyre që humbasin mandatin e deputetit sepse shkelin Kushtetuten duke zhvatur paratë dhe pasurite publike të shqiptarëve”.
Partia demokratike kërkon ndërhyrjen në nenin 69 të Kushtetutës, ku kërkon që të mos rikandidtojnë ata deputetë të cilët kanë humbur më herët mandatin, për shkak të përfitimit në mënyrë të paligjshme të pasurisë publike. Mësohet se kjo nismë është ndërmarrë nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit, anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Opozita thotë shpreh bindjen se dekusarizimi i Kuvendit dhe jetës publike në vend, është masë plotësuese e reformës së dekriminalizimit, dhe hap jetik për mbrojtjen e interesit publik, ndaj ajo arrin në këtë propozim:

Neni 1

Në nenin 69 bëhen këto ndryshime:
a) Pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
“1/1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, personat që i është konstatuar një herë papajtueshmëria e mandatit sipas nenit 70 të kësaj Kushtetute”.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221