Dj i njohur Avicii humbi jetën tragjikisht të premten, në moshën 28 vjeçare.
Më në fund kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë për Tim Bergling, Avicii-n. Dy autopsitë e kryera konfirmuan se nuk ka dyshim për vrasje. Mediat shkruan se 28 vjeçari kishte probleme shëndetësore pas heqjes së apendesitit.
Pas përfundimit të autopsive, trupi i Avicci-t do të kthehet në Suedi këtë javë për të qenë pranë familjes së tij.
Dj është treguar transparent me çështjet e tij shëndetësore në të kaluarën, ku është bërë e ditur se vuante nga pankreasi akut për shkak të teprimit me pijet alkoolike.
Ndërkohë që familja e Dj-t është e shkatërruar nga humbja e tij, vëllai është nisur drejt Osman (vendit ku Avicii u gjet i vdekur) për të kërkuar përgjigje pse Avicii vdiq.