INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del ekspertiza, neglizhenca e mjekëve i mori jetën gruas shtatzënë, Aida Çajka

Del ekspertiza, neglizhenca e mjekëve i mori jetën gruas shtatzënë, Aida Çajka

Publikuar më: 13:12 30-07-2017

Zbulohet shkaku që i mori jetën gruas shtatzanë Aida Çajka një vit më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Sipas ekspertizës ka qenë neglizhenca e mjekëve shkaku që mori jetën Aidës dhe foshnjës së saj të palindur.

Çajka pësoi një çarje të enëve të gjakut që furnizonin shpretkën dhe mos ndërhyrja e mjekëve në kohë rezultoi fatale për të.

Në bazë të veprimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.

Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,”Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.

Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438