Ka dalë ekspertizë në lidhje me vdekjen e 15-vjeçares nga Rusia, e cila humbi jetën ditë e djeshme në Ksamil.
Paraprakisht mësohet se trupi i vajzës është goditur me mjete prerës helikë, ku dyshohet se janë të ngjashme me të skafit.
Lidhur me këtë ngjarje, Report Tv, bën me dije se është shoqëruar për tu pyetur Ermal Fataj. Mësohet se në skafin e Ermal Fatajt, janë gjetur flokë, ndërsa ky i fundit e mohon përfshirjen e tij në këtë ngjarje.