Dua Lipa javë më parë ka përfunduar romancën me kuzhinierin britanik, Isaac Carew.
Por, bukuroshja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe tashmë ka një të dashur të ri në krah të saj.
Ajo ka konfirmuar se është në lidhje me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Anwarin, me të cilin po kalon momente magjike në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” të Londrës.
Madje, dyshja edhe publikisht kanë shkëmbyer puthjen e parë duke i dhënë vulë thashethemeve se kanë nisur lidhjen e tyre.
Këngëtarja 23-vjeçare u bë e afërt me modelin gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles, sipas The Sun.
Nuk është hera e parë që Dua ka ka lidhje me familjen Hadid, kjo pasi ajo edhe është shoqe e ngushtë me supermodelen, Gigi, dhe kjo mund të jetë një shenjë afrimiteti me vëllanë e saj.