Banorët e “Astirit” vijojnë të protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit që parashikon aty ndërtimin e “Unazës së Madhe” të kryeqytetit.
Por, në të njëjtën kohë që ata bllokuan aksin nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”, qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare, dokumentin që tregon vlerën totale të dëmshpërblimeve që do të jepen për 128 familje në këtë zonë.
Vlera totale e dëmshpërblimeve kap shifrën e 1 miliard e 180 milionë lekë, ndërsa në këtë listë është bërë publik emri i secilit prej personave mbi të cilët është regjistruar banesa/biznesi përkatës, që do të shembet.