Edhe pse ka ndërruar jetë disa vite më parë, Princeshë Diana vazhdon të komentohet në media.
Fatmirësisht ajo ka lënë shenja të forta në jetën e njerëzve të saj të dashur dhe publikut, prandaj të gjithë flasin për të.
Së fundmi, është mbajtur një ankand në Boston ku u shit një bluzë sportive e princeshës.
Bëhet fjalë për një bluzë të cilën Diana e vishte rregullisht në palestër në mënyrë që të mos binte në sy të mediave.
Për t’i bërë të mos i kushtonin më rëndësi asaj dhe të ndalonin fotot, ajo vishte të njëjtën bluzë në çdo seancë.
Para se të ndërronte jetë këtë bluzë ajo ja kishte dhuruar instruktores së palestrës së bashku me një shkrim të shkurtër.
Bluza në fjalë u shit për 53.532 dollarë, të cilat do shkojnë për bamirësi.
Vlera e saj ishte edhe më e madhe për faktin se nuk është larë asnjëherë.