Një koleksion i sendeve personale e Whitney Houston janë vënë në ankand.
$ 40,000 është shuma që ofrohet për fustanin e nusërisë së këngëtares, çmimeve muzikore dhe disa sendeve të tjera personale të saj.
Kanë kaluar 4 vite që kur ylli i muzikës u gjet e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Los Angeles.
Dhe tani pasuria e Houston do të shërbejë që t’iu japë atyre që e donin atë dhe muzikën e saj, një pjesë të Whitney-t.
Pasuria e këngëtares, përfshirë edhe vlerën e fustanit të nusërisë (kur ajo u martua me Boby Brown në vitin 1992), kap vlerën e 40.000 dollarëve ose 28.000 paund.
Fustani do të jetë në shitje në 24 qershor në 25 ankandet e trashëgimisë në Beverly Hills. Në këtë koleksion të saj të shtrenjtë përfshihen më shumë se 100 artikuj.