INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del në treg celulari më i lirë në botë, kushton 4 dollarë

Del në treg celulari më i lirë në botë, kushton 4 dollarë

Publikuar më: 09:17 29-06-2016

Këtë vit u njoftua një smartfon 4-dollarësh për tregun indian dhe jo të gjithë e besuan, por lajmi është i vërtetë.

Synimi është që të bëhet aksesi në internet i përballueshëm për miliona njerëz në të gjithë vendin, ndaj pajisja Freedom 251 do të dalë në shitje më 30 qershor dhe do të jetë e disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar më parë në Indi.

Shitjet e celularit Freedom 251 do të nisin më 30 Qershor. Celulari i krijuar nga kompania indiane “Ringing Bell” ka ekran 4 inç, kamera 8 MP dhe 3.2 MP, bateri 1800 MAh, procesor me 4 bërthama, me shpejtësi 1.3 GHz, 1 GB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme.

Çmimi habiti aq shumë sa Shoqata Indiane e Celularëve i bëri thirrje ministrit të komunikimit të shohë se si është arritur.

Kompania Ringing Bell, e cila e prodhon, nuk do të tregojë para shitjeve se si e kanë arritur atë çmim. Megjithatë, ata shtojnë se kanë rreth 1 dollar me humbje për çdo celular, por synimi është të zhvillojnë zonat rurale të Indisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225