Policia i ka dhënë leje ish-kampionit të boksit Asmer Bilalit të dalë nga burgu dhe të marrë pjesë në varrimin e dy vëllezëve Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët u ekzekutuan ditën e djeshme para derës së shtëpisë së tyre në Shkodër.
Asmer Bilali po shoqërohet nga 3 furgonë dhe makina të tjera policie.
Ndërkohë Fari Vejuka, vjerri i njërit prej viktimave dhe gjyshi i ish-kampionit të boksit i ka bërë apel institucioneve që të lenë Bilalin të qëndrojë dy ditë në shtëpi.
Kujtojmë se ai u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit kriminal Bajri.