INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del nga burgu ish punonjësi i bashkisë, i vënë tritol lokalit

Del nga burgu ish punonjësi i bashkisë, i vënë tritol lokalit

Publikuar më: 08:13 09-05-2017

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar gjatë orëve të natës pranë një lokali në Porto Romano, në Durrës.
Të dhënat e uniformave blu bëjnë me dije se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale, e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë, subjekti privat rezulton në pronësi të shtetasit Fetah Mataj, 35 vjeç. Fataj, ish-punonjës i bashkisë, rezulton nga ana tjetër i arrestuar në vitin 2014 për gjobëvënie.
Njoftimi i policisë
“Më datë 08.05.2017, rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale në lokalin në pronësi të shtetasit F. M. 35 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet o kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0058350563049316