Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, lumi Osum ka dalë nga shtrati edhe brenda në qytetin e Beratit. Raportimet më të fundit nga ky qytet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e këtij qyteti është në pushtetin e ujit.
Aktualisht nën ujë është qendra e këtij qyteti dhe disa nga lagjet kryesore. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe pritet që në orët në vijim të rritet edhe më shumë për shkak se rreshjet vazhdojnë të jenë intensive.
Më herët lumi Osum kishte dalë në zonën bashkisë Ura Vajgurore dhe fshtrat në ultësirën e Beratit.