Pavarësisht se deri në momentin e votimit dhe shpalljes së Kryeprokurorit fitues nuk mund të themi asnjë emër zyrtar fitues, që në orët e para të mëngjesit po përflitet nga mediat se Edi Rama i ka dhënë fund dilemave për emrin që do të zëvëndësojë Adriatik Llallën. Arta Marku do të jetë Prokurorja e re e Përgjithshme e Përkohshme, e konfirmuar nga socialistët, që duket se do të dalin me vetëm një kandidaturë në votim. Mediat hedhin dyshime të forta se vendimi iu është njoftuar deputetëve të PS-së nga Rama që në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar, ku dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër para tyre.