INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Del parashikimi i sinoptikantëve, përmbytet nën Shkodra[VIDEO]

Publikuar më: 13:11 05-03-2018

Parashikimi i sinoptikanëve i dy ditëve më parë ka rezultuar i saktë, që pas dëborës do të nisin përmbytjet. Të paktën në Shkodër situata është më alarmante, pasi ku si pasojë e dëborës që ka shkrirë apo dhe hapjes të portave të hidrocentralit në Fierzë janë shkaktuar përmbytje.

Sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore janë mbuluar nga uji. Më problematike paraqitet situata në zonën e Anës së Malit, ku prurjet e shumta të ujit kanë bllokuar deri dhe rrugën.

Po ndryshe flasin përfaqësuesit e Korporatës Energjitike. Ata sqarojnë se situata në Shkodër nuk është krijuar si pasojë e shkarkimeve në Fierzë, por prej reshjve të shiut të rëna ditët e fundit. Në njoftim thuhet se referuar disa pretendimeve të ngritura për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit dhe më konkretisht në fshatrat Oblikë, Goricë dhe Obot, KESH sqaron se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga ta. Sipas KESH këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta, thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna dhe sa herë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771