Në bashkinë e Belshit ka përfunduar procesi i numërimit. Fitues është shpallur Arif Tafani me 97.42% të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat të cilat tregojnë se kandidati i Partisë Socialiste, Tafani ka marrë 6,377 vota kundrejt kandidatit të Partisë Komuniste Shqiptare, Jashar Elezi.
Ky i fundit ka marrë 2.58% të votave ose ndryshe 169 vota nga 41 kuti votimi në total.