INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del vendimi për ‘Babalen’, Prokuroria e Krimeve pezullon hetimet

Del vendimi për ‘Babalen’, Prokuroria e Krimeve pezullon hetimet

Publikuar më: 18:10 19-01-2019

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë një vendim për dosjen e shumëdiskutuar e që solli përplasje për shumë javë mes PD dhe PS. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pezulluar dhe ka kthyer në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge.

Çështja penale u hap pas akuzave të Albert Veliut, i njohur me nofkën “Babale”. Mbi audipërgjimin që u bë publik nga Partia Demokratike, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për të zbuluar nëse ishte vërtet bëhej fjalë për trafik droge. Por, pas shumë muajsh hetime, institucioni i akuzës nuk ka mundur të grumbullojë prova, mbi bazën e të cilave të ngarkojë me përgjegjësi penale ndonjë person, përfshirë këtu edhe vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm. Në këto kushte, prokurori përparim Kulluri ka firmosur për pezullimin e hetimeve. Dosjen në fjalë e ka kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555