INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del video e aksidentit të Nicky Hayden, ja kush e kishte fajin!

Del video e aksidentit të Nicky Hayden, ja kush e kishte fajin!

Publikuar më: 13:21 22-05-2017

Ndërkohë që bëhet gjithmonë e më të dëshpëruara gjendja e Nicky Hayden, dalin detaje të rëndësishme mbi dinamikën e incidentit falë një videoje.

Piloti amerikan ndodhet i shtruar në reanimacion prej 5 ditësh tashmë pasi u bë viktimë e një aksidenti të rëndë ndërkohë që stërvitej me biçikletë. Pamjet filmike, të siguruara nëpërmjet kamerave të sigurisë së një shtëpië në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti, tregojnë se gjithë përgjegjësia bie mbi pilotin amerikan. Hayden nuk ndaloi në kryqëzim përpara një shenje Stop, në afërsi të së cilës duhet ndaluar gjithmonë plotësisht për të kontrolluar rrugën, dhe ka vazhduar drejt ndërkohë që në të majtën e tij po vinte një makinë Peugeot e drejtuar nga një 30 vjeçar italian. Duhet hetuar gjithashtu shpejtësia e makinës që përplasi ish kampionin e MotoGp për të parë nëse po respektonte limitet e shpejtësisë, por ishte Hayden ai që shkeli tabelën duke rrezikuar veten. Ekziston edhe mundësia që piloti 36 vjeçar të jetë hutuar nga muzika e iPod-it të tij, që u gjet në vendin e aksidentit.

nickyahyy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0071821212768555