INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del video e mbledhjes me dyer të mbyllura, Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua, nuk kërkojmë leje për...[VIDEO]

Del video e mbledhjes me dyer të mbyllura, Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua, nuk kërkojmë leje për...[VIDEO]

Publikuar më: 21:31 02-04-2018

Opozita do të jetë e pranishme gjatë seancave gjyqësore ndaj protestuesve të rrugës së Kombit. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha është shprehur se opozita do të nisë me hapat e parë të organizimit, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit. Ai theksoi se është momenti për të qenë në krah të njerëzve. Në një video të shpërndarë nga vetë PD, dëgjohet Basha të thotë që nuk ka rrugë tjetër për protesta, dhe sipas tij nëse qeveria do le të shkoj ta arrestojë.

Fjala e Bashës:
Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin, Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do ti trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!

Article Logic
Execution time: 0.0025529861450195