Gjatë proçesit gjyqësor që po zhvillohet në Florida për vrasjesn e reper-it Xxx-tentacion, deri më tani kemi tre njerëz të akuzuar. Gjatë dëgjimit të proçesit gjyqësor, doli për herë të parë video-ja e kamerave të sigurisë, në momentin kur u vra reper-i. Kjo video u sigurua ekskluzivisht nga agjensia e lajmeve TMZ.
Në video, reper-i duket duke u futur në dyqanin e motorave, në plazhin Deerfield, Florida, ku ai u vra me 18 Qershor. Në video duket që dy të dyshuar po e ndiqnin nga pas në dyqan. Më vonë, BMW e tij ndalohet nga një makinë, nga e cila dalin dy të dyshuar me armë.
Xxxtentacion bën një përleshje me dhunuesit, përpara se ata të qëllojnë mbi të. Më pas, të dyshuarit marrin çantën Louis Vuitton, që supozohet të kishte $50,000 dollarë.
Kjo video iu tregua të dyshuarve, për të zbuluar se cili prej tyre e kreu vrasjen dhe deri më tani kemi tre të akuzuar kryesorë për çështjen.