Të gjithë kemi krijuar idenë se delet nuk kanë aftësinë të dallojnë njerëzit nga njëri tjetri apo të konceptojnë imazhin e tyre.
Por një studim i fundit nga universiteti i Kembrixhit hedh poshtë të gjitha paragjykimet tona, duke vërtetuar se delet janë të afta të mendojnë dhe gjykojnë.
Studiuesit trajnuan për disa javë 8 dele për të njohur fytyrat e 4 e personave publik, të Barako Obamës, Emma ëatson, Jake Gyllenhaal dhe Fiona Bruce.
Shkencëtarët i testuan delet për disa javë me 4 personazhet e zgjedhur fotot e të cilëve paraqiteshin me mimika të ndryshme, në momentin që delet zgjidhnin një foto shtypnin një buton me kokë që në momentin që zgjidhnin foton e saktë merrnin dhe shpërblime.
Ky eksperiment rezultoi i suksesshëm dhe nxjerr përfundimin që delet kanë aftësinë të mendojnë dhe të memorizojnë fytyrat.