INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Delicious" mbërrin në Turqi, Butrinti dhe Eleni pushtojnë resortet e luksit [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 23-06-2016

Pritej shtrirje ndërkombëtare, dhe nuk po vonon që të vijë.

Kënga më e re e Butrintit, si dhe bashkëpunimi i tij i parë ndërkombëtar, “Delicious” e realizuar bashkë me artisten shumë të njohur Eleni Foureira duket se po fillon të përmbushë pritshmëritë. Pasi u prit mjaft mirë nga fansat të cilët e pëlqyen këngëtarin e talentuar në një këngë paksa më ndryshe, tashmë po fillon të korrë edhe pëlqime jashtë vendit. Së fundmi ka bërë për vete pushuesit e ndryshëm në Turqi, të cilët kanë shijuar relaksin nën tingujt e “Delicious”. Në videon më poshtë shfaqet kënga që po luhet në një prej resorteve në të mëdhej në Belek të Turqisë, saktësisht Sueno Deluxe Hotel. Dhe natyrisht që ky është vetëm fillimi. Gjithçka duket se është thjesht çështje kohe.

Article Logic
Execution time: 0.0015830993652344