INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Delina Fico në 3JAT: Mos jetoni me frikë

Delina Fico në 3JAT: Mos jetoni me frikë

Publikuar më: 12:10 22-01-2016

E kush më mirë se sa Delina Fico  mund të flasë për lëvizjet feministe në Shqipëri. Ndaj mbrëmjen e ditës së enjte Delina Fico ishte e ftuara e emisionit 3JAT në IN television. Fico zbuloi për herë të parë se si e kuptoi që ajo do të ishte një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të grave në Shqipëri.

“Mendoj se kam lindur feministe. Kur kam qënë shumë e re, pa patur kontakt me literaturën feministe, ende pa u ndryshuar sistemi komunist në vendin tonë, gjithmonë kam patur sensin e të drejtave të barabarta. Reagoja shumë fort kur dy njerëz nuk trajtoheshin në mënyrë të barabartë”.

Delina Fico flet për lëvizje feministe në Shqipëri, ndërsa ajo që e shqetëson është pikërisht mungesa e dëshirës për t’u deklaruar si feministe tek një brez më i madh.

“ Po ekzistojnë në Shqipëri lëvizjet feministe. Ajo që shoh është një lloj meraku për të mos u deklaruar si feministe në një brez më të madh. Por ajo që më gëzon është që një brez më i ri, 20 apo 25 vjeçarët kanë shumë dëshirë të shfaqen si feministe”.

Një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të grave, Delina Fico ka një mesazh për secilën prej tyre:

“Mesazhi im është i qartë për të gjithë. Respektojeni veten tuaj që më pas tju respektojnë të tjerët. Ka vetëm një jetë dhe nuk ia vlen ta humbasësh atë duke jetuar me frikë dhe duke mos u bërë e zonja e vetes”. 

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096