INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Delta Forcë dhe FNSH kapin vlonjatin e rrezikshëm

Delta Forcë dhe FNSH kapin vlonjatin e rrezikshëm

Publikuar më: 08:23 15-09-2018

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Tregtari".

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.005418062210083