INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Delvinë, humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi

Delvinë, humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi

Publikuar më: 12:20 03-07-2016

Drejtuesi i mjetit tip “Benz 250”, ka humbur kontrollin e makinës në fshatin Dhrovjan dhe për pasojë është përplasur duke gjetur vdekjen. 

Viktima është shtetasi me inicialet P.V, 67 vjeç dhe ishte i vetëm në momentin kur ndodhi aksidenti. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. 

Policia: Rreth orës 10:30, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Shërbimet e Policisë janë afruar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në fshatin Dhrovjan, Njësia Administrative Mesopotam, ka dalë nga rruga automjeti tip Benz 250 ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, shtetasi i quajtur: · P. V., 67 vjeç, banues në fshatin Krongj (Mesopotam).

Sqarojmë se në automjet nuk ka patur persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0016140937805176