INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëmi i drogës në vegjëli. Ata që e provojnë pas moshës 21 vjeç nuk bëhen të varur [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 29-03-2017

Mjekët ju bëjnë thirrje të miturve që të mos konsumojnë lëndë narkotike në vegjëli.  Shkencëtarët thonë se ata që fillojnë pirjen e drogës në moshën 15-vjeçare ose më herët mund të vuajnë nga nje sere dëmtimesh afatgjate perfshire dhe problemet fizike. Ata që e propozojnë  marihuanën  pas moshës 21-vjeçare nuk kanë gjasa që konsumimin e drogës ta kthejnë në një zakon të përjetshëm. Studimi, i kryer në Kanada, u fokusua në të dhënat zyrtare duke u nisur nga viti  2013, për të përcaktuar efektet e përdorimit të kanabisit në shëndetin fizik dhe mendor. Studimi konfirmoi se kur përdorimi i drogës fillon nën moshën 15-vjeçare, shkakton dëmtim të njohjes, humbje të kujtesës dhe zvogëlim të koficentit të inteligjencës. Po kështu rezultoi se këta përdorues kishin prapambetje ne arsimim dhe më shumë gjasa për zhvillimin e sëmundjeve mendore. Ata që filluan pirjen e marihuanës  në moshën 17-*vjeçare ose më të vogël,  kishin 62,5 për qind mundësi më pak për të marre një diplomë të shkollës së mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664