Këngëtarja Demi Lovato prej disa kohësh ndodhej në një qendër rehabilitimi për të marrë veten nga mbidoza që e çoi drejt vdekjes. Mesa duket Demi e ka marrë veten dhe është në një gjendje të stabilizuar. Ajo ka dalë nga qendra e rehablitimit pasi është parë duke darkuar në Beverly Hills mbrëmjen e kaluar me një mik dhe madje këtë fundjavë është parë në një SPA sipas TMZ.
Demi dukej në formë shumë të mirë, madje persona që ndodheshin brenda restorantit u shprehën se të dy e shijuan shumë kohën së bashku. Djali mendohet se është një stilist veshjesh.