Nuk vonoi shumë dhe momenti erdhi.
E keni parasysh, është ai momenti që për të gjithë personat e spektaklit vlen pak a shumë sa unaza e fejesës, kur i bëjnë gjërat zyrtare në Instagram. Ky moment erdhi për Demi Lovato dhe Luke Rockhold, të cilët përjetuarn një fundjavë të veçantë. Një ditë pasi ylli i “Stone Cold” u shfaq në publik duke u kapur përdore me luftëtarin e arteve marciale, çifti i ri ka postuar dhe foton e parë në Insta së bashku. Ata po ndiqnin ndeshjen historike të UFC 205, por pavarësisht se supozohej të ishte një takim romantik, dyshja nuk ishte vetëm. Përkrah tyre u shfaq dhe Nick Jonas, mik i ngushtë me Demi, dhe “i treti i tepërt” në këtë natë. Por s’besojmë se Demi-t apo Luke u ka mbetur qejfi...