Hapini rrugë Demi Lovatos!
Këngëtarja 23-vjecare ka publikuar klipin e saj më të ri, i cili do te na bëjë të gjithëve të përlotemi. Bëhet fjalë për singëllin “Stone Cold”, ku nga sa shohim mund të jetë padyshim një kandidat i mire për Grammyi-n e vitit të ardhshëm. E lënduar nga një dashuri e dështuar, Lovato me baladën e saj shfaqet fillimisht pa make-up e me flokë të lagur, brenda një vaske e me pas ne një peisazh tërësisht dimëror në një klip të realizuar me shumë mjeshtëri. A nuk mendoni edhe ju kështu?