Një ditë e shënuar ka qenë kjo e martë që kaloi për Demi Lovato-n.
Këngëtarja 23-vjeçare ka mbushur plot katër vjet që nga koha kur i tha STOP alkolit dhe substancave narkotike. Autorja e "Stone Cold" në fakt e kishte paralajmëruar këtë përvjetor edhe më herët gjatë javës së kaluar, duke shkruar në Twitter se ndihej e lumtur për këtë arritje të saj. Ndonëse këtë vit iu desh të përballej me shumë humbje në familje për shkak të vdekjes së disa personave të dashur, Demi ia ka dalë ta kalojë dhimbjen pa ndihmën e alkolit. "Gjithçka është e mundur nëse ke besim tek vetja dhe tek vullneti i Zotit" ka thënë me fjalë të tjera artistja në një nga postimet e shumta në Twitter. Bravo Demi që jep shembuj kaq të mirë për të rinjtë e sotëm!