Askush të mos i dalë para Demi Lovato-s.
Artistja 23-vjeçare e cila doli hapur në mbështetje të Kesha-s, ka shfrytëzuar gjyqin e kësaj të fundit për të nisur një fushatë sensibilizuese në Twitter rreth forcës së femrës. "Eshte për të ardhur keq të shohësh femra që vendosin të përballen me të shkuarën e tyre, vetëm që të poshtërohen dhe të mos merren seriozisht për veprimet e tyre". Kjo gjë ndodh shpesh ka vazhduar më tej artistja duke i bërë thirrje të gjitha femrave të ngrejnë zërin e tyre në këtë "luftë" kundër maskilizmit dhe pabarazisë gjinore. Në fund Demi Lovato i ka mbyllur postimet e saj duke shkruar se fuqia e femrës duket që në vepra të vogla, siç janë postimet në Twitter në orën 2:30 të mëngjesit pa u shqetësuar për pasojat e tyre. Bravo Demi!