Demi Lovato njoftoi ndarjen nga lidhja e saj e gjatë me Wilmer Valderraman vetëm muajin e kaluar, por duket se nuk ka humbur aspak kohë.
Burime pranë New York Post bëjnë me dije se bukuroshja 23 vjeçare e ka marrë që tani veten nga romanca e saj e dështuar dhe ka bërë një jap përpara në jetën romantike. Raportohet se ajo është përfshirë në një marrëdhënie me yllin e futbollit amerikan, Odell Beckham Jr. Dyshja ka shijuar një vakt të orëve të vona ku qëndruan jo vetëm gjatë në shoqëri të njëri-tjetrit, por dukeshin edhe më shumë se thjesht miqësorë. Ndërkohë Beckham Jr. është gjithmonë shumë aktiv mbi femrat me famë, pasi më parë është përfolur për një lidhje me Khloe K.