Asgjë e shkuar nuk është e harruar për Demi Lovato-n.
Artistja 23-vjeçare e cila është bërë së fundmi kopertina e revistës American Way ka shfrytëzuar rastin për të ndarë me fansat disa të vërteta të dhimbshme rreth jetës së saj. E pyetur rreth problemeve me të ushqyerin, Demi ka treguar se ajo ishte diçka e trashëguar nga e ëma e cila gjithashtu vuante nga i njëjti problem. Ndërkohë një rrëfim shokues ka qenë ai në lidhje me të përfunduarit në rehabilitim për shkak të varësisë ndaj alkoolit. "Mendoja se do të vdisja para se të mbushja 21 vjeç" ka thënë këngëtarja teksa ka treguar rreth viteve më të shëmtuara. Por edhe të ardhmen, Demi Lovato nuk e sheh me aq optimizëm duke qenë se ekziston mundësia që fëmijët e saj të trashëgojnë crregullime mendore!