U përpoq ta mbante të fshehtë, por nuk ia doli dhe kështu sekreti i Demi Lovatos ka dalë në shesh.
Ajo po frekuentohet me boksierin e UFC, Luke Rockhold. Megjithatë duket se bukuroshja 24 vjeçare ka bënë një punë të mirë nën hije pasi TMZ bën me dije se romanca mes tyre ka lulëzuar prej disa muajsh tashmë. Burime pranë sajtit amerikan bëjnë me dije se këngëtarja amerikane dhe ish kampioni 31 vjeçar janë “mpleksur” me njëri tjetrin ndërkohë që ajo stërvitej tëk palestra Ubreakable në LA. Demi dhe Luke duket se ngjitën menjëherë, madje dhe ju kanë dërguar njëri-tjetrit mesazhe sekrete në rrjetet sociale.