IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Demi Lovato sulmon ashpër Taylor Swift dhe “skuadrën” e saj!

Demi Lovato sulmon ashpër Taylor Swift dhe “skuadrën” e saj!

Publikuar më: 16:46 04-10-2016

Demi Lovato nuk ka aspak dashuri për superyllin e muzikës pop dhe mikeshat e saj dhe nuk ngurron aspak që ta shpallë publikisht.

Arsyeja kryesore për të cilën ish ylli i Disney sulmon këngëtare 26 vjeçare është fakti se kjo e fundit “shkatërroi” një artiste si Katy Perry. Demi sulmoi Taylor dhe skuadrën e saj, ku përmendim Cara Delevingne, Ellie Goulding, Gigi Hadid dhe Karlie Kloss pasi përdorën këngën e vitit 2014, “Bad Blood” për t’iu referuar zënkave të saj me Katy Perry. Në këtë mënyrë ajo mendon se Sëift dështoi për të fuqizuar figurën e femrës duke iu kundërvënë një nga personazheve më simbolike, siç është Perry. Këngëtarja dhe aktorja 24 vjeçare nuk u mjaftua me kaq, pasi kritikoi ashpër Taylor për imazhin fals që i shpërndan fansave, pasi në grupin e saj asnjëra prej vajzave nuk ka një trup normal, por inkurajojnë dobësimin. Të thuash që kishte vrer për të vjellë, nuk ke thënë asgjë!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.021676063537598