Beteja Ke$ha-Dr. Luke ka nxitur një luftë të re, por në ndryshim nga e para që bëhet gjyqeve, kjo e dyta bëhet rrjeteve sociale.
Në mbrojtje të Keshës dolen shume artiste femra si Taylor Swift, Ariana Grande apo Demi Lovato. Taylor dhuroi një shumë të madhe prej 250 mijë dollarësh për çështjen e hitbërëses se “Tik Tok”, ndërkohë që Demi ofroi një mbështetje të pakushtëzuar në Twitter. Dhe pikërisht këtu ka lindur lufta. Demi në mënyrë indireke ka shprehur pakënaqësinë për faktin që Taylor dhuron atë shifër maramendëse sipas leverdisë së saj, vetëm për të rënë në sy, ndërkohë që fansat e Taylor i janë kthyer kundra duke thënë se po e kthen këtë çështje në shumë personale dhe po e përdor për të bërë heroinën. Por për Keshën a po mendon dikush tani?