Një tjetër artiste e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy gjatë ndarjes së çmimeve Grammy, ishte Demi Lovato.
Artistja 23-vjeçare, e cila merrte pjesë për herë të parë në një event të tillë, ka mahnitur si në tapetin e kuq ashtu edhe në skenë gjatë performancës së saj. Përpos vokalit të këngëtares, një detaj që tërhoqi vëmendjen e mediave tek Demi, ishin aksesorët që shoqëronin veshjet e se saj super klas. Aksesorë me diamantë të cilët sipas Page Six, kapnin vlerën e 2.4 milionë dollarëve. Ndërkohë sa i përket lajmeve rreth fejesës së saj me aktorin Wilmer Valderrama, të nxitura nga një unazë në gishtin e mesit të Demi Lovatos, ajo i ka mohuar duke thënë se bëhet fjalë për një unazë të thjeshtë në doren e djathtë!