INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmi nga lojërat e fatit. Në 3 vjet nuk u mblodhën 375 milionë euro [VIDEO]

Dëmi nga lojërat e fatit. Në 3 vjet nuk u mblodhën 375 milionë euro [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 31-07-2017

Një rekord i ri është vendosur në lojërat e fatit e kjo jo nga shumat e fituara por nga dëmi, shkaktuar buxhetit te shtetit. Bazuar mbi një raport te Kontrollit të larte të shtetit plot 375 milionë euro që duheshin të ishin mbledhur nga institucionet përkatëse përgjatë periudhës kohore 2014-201, mungojnë.
Sipas raportit të fundit behet fjale për një periudhë 3 vjeçare e cila përkon me aksionin që ndërmori shteti për vendosjen e rregullave në kazino, por që mesa duket nuk rezultoi efektiv as ne mbledhjen e detyrimeve te kompanive qe i zotërojnë.
Por sipas KLSH në listën e dëmeve nuk mbesin pas as Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës me një dëm prej 19 miliardë lekësh si dhe Ministria e Ekonomisë, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes me 2.4 miliardë lekë.
Në këto dëme financiare sipas specialisteve kane ndikuar shkeljet financiare në të ardhura dhe shpenzime dhe shkelja e disiplinës financiare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020430088043213