Hec-et e vegjel prodhojnë 16% te elektricitetit në botë.
Disa shtete si Butani dhe Lesoto, varen krejtësisht nga hidrocentralet, ashtu si edhe Paraguaji që pothuajse gjithë energjinë e hidrocentraleve e eksporton drejt fqinjëve, Brazilit dhe Argjentinës.
Por ne nje pjese te konsiderueshme te shteteve, ekspertet janë kundër ndërtimeve të digave pasi sjellin dëme të madha për ekosistemet. Ata thonë se digat shkatërrojnë lumin krejtësisht. Eshtë njëlloj si të bllokosh arterien e qarkullimit të gjakut tek nje njeri. Kjo do ti shkaktoje atij infarkt.
Digat nuk bllokojnë vetëm ujin, ato bllokojnë migrimin e peshqve dhe më e rëndësishmja transportin e zallit, zhavorit të lumit.
Kosta Rika është cilësuar vendi më i gjelbër në botë, i vetmi që ka plotësuar të gjitha kriteret për të matur qëndrueshmërinë e zhvillimit mjedisor.
Ne praktiken boterore nje sere shtetesh gjenerojnë elektricitetin përmes burimeve të tjera alternative të ujit, si përshembull Amerika, e cila veçse 6% të elektricitetit të saj e nxjerr nga hidrocentralet.