Mbrëmjen e së hënës Demi Rose tregoi linjat perfekte teksa mori pjesë në një darkë të Krishtlindjeve të organizuar nga shitësi online Oh Polly në Londër.
Ajo është kujdesur gjithmonë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me format e saj tunduese, ku fare mirë i ka paraqitur me anë të një minifustan me një bust të ''prerë''.
Modelja 23-vjeçare, u sigurua që t’i bënte të gjithë të kthenin kokat me dizajnin minimal të fustanit ngjyrë të kuqe që, ndër të tjera, ishte i hapur në zona të 'rrezikshme'.
Të gjithë sytë ishin padyshim tek ajo kur arriti jashtë ambienteve, ku do të mbahej darka, së bashku me disa yje të relity-show-t, duke përfshirë Tallia Storm nga “Celebs Go Dating” dhe Amber Turner nga “TOWIE”.