INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demiraj: Këta janë 33 punonjësit e policisë të cilët kanë marrë pjesë në fushatën elektorale

Demiraj: Këta janë 33 punonjësit e policisë të cilët kanë marrë pjesë në fushatën elektorale

Publikuar më: 09:52 19-08-2017

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj para se të jepte dorëheqjen ka raportuar 33 emra të punonjëseve të policisë të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në fushatat elektorale.
Dritan Demiraj në letrën e dorëheqjes vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me vartësit e tij, në raportin për zgjedhjet që zv.kryeministrja Ledina Mandija ka hartuar, konstatohet se drejtori i Policisë nuk paraqiti asnjë rast të përfshirjes së policisë në zgjedhje.

Sipas një shkrese të datës 19.06.2017 që mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar zv.kryeministres Mandija informohet se nuk ka asnjë punonjës policie të përfshirë në procesin zgjedhor. Por të kundërtën ka konstatuar ish-ministri Demiraj në mbledhjen e Task-Forcës së datës 25 qershor.

Në këtë mbledhje, Demiraj ka folur me emra konkretë të drejtorëve të policisë që mbështesin subjekte të caktuara politike. Në raportin përfundimtar, Demiraj ka përcjellë emrat e 33 punonjësve të policisë të të gjitha niveleve që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në procesin zgjedhor.

Në listën me emra të denoncuar nga ish-ministri Demiraj sqarohen edhe subjektet apo individët që punonjësit e policisë kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Pjesë e emrave të denoncuar janë 11 shefa komisariatesh në të gjithë vendin, drejtorë policie dhe funksionarë të lartë në Policinë e

Article Logic
Execution time: 0.0017440319061279