INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demokratët: Çuam në vend porosinë e kukësianëve. I dhamë Ramës, miell në vend të 'mallit kolumbian'

Demokratët: Çuam në vend porosinë e kukësianëve. I dhamë Ramës, miell në vend të 'mallit kolumbian'

Publikuar më: 18:04 12-04-2018

Byroja politike e Kuvendit është mbledhur për të marr vendimin për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës. Por për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka,ky është thjeshtë  një formalitet pasi vendimet që do merren tashmë dihen.  “Parlament që dënon deputetët e opozitës por nuk dënon një Kryeministër i cili fyen gjithë popullin e tij në mënyrën më vullgare, më banale. Një parlament që është bërë një qelbësirllëk i gjithi”-deklaroi Paloka ndërsa shtoi se fundi i Ramës është shkruar nga populli.  Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka që hodhi mbi kryeministrin miell  tha nga selia e Kuvendit, se e kishte porosi nga kuksianet, në vend të drogës. “Kuksianët më porositën që t'i bëjmë dhuratë sot nga sofra e tyre e varfër ca miell batakçiut Edi Rama, në pamundësi për të pasur fuqi ekonomike për t'i dhënë pluhurin e bardhë, atë që quhet drogë. Por, seanca e sotme është vetëm fillimi i një beteje pa kthim ndaj kryehajdutit, kryemafiozit, qeverisë së tij, ndaj bandës së tij deri në rrëzimin e kësaj klike kriminale që për fat të keq quhet sot qeveri e Republikës së Shqipërisë”. Edhe Salianji, deklaroi se mielli ndihmon demokracinë por duhet bërë kujdes nga ai që vjen nga Kolumbia.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102