INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demokratët fituan terren në Kongresin amerikan, ç’ndodh me Trump

Demokratët fituan terren në Kongresin amerikan, ç’ndodh me Trump

Publikuar më: 16:32 07-11-2018

Elektorati amerikan i dërgon një sinjal të fortë presidentit Donald Trump, pasi ndryshojnë balancat e pushtetit.

Zgjedhjet e të martës i dhanë fitoren demokratëve të cilët arritën të merrnin Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit, duke krijuar një Kongres të ndarë që do të vendosë pengesa ndaj programit legjislativ të Presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme.

Në këtë pikë demokratët mund të sfidojnë Kreun e Shtëpisë së Bardhë në politikën e jashtme dhe në politikat tregtare.

Madje shumë republikanë i frikësohen faktit demokratët mund të kërkojnë shkarkimin e presidentit.Por ruajtja e kontrollit të senatit, do të thotë që republikanët do të vazhdojnë të kenë aftësinë të konfirmojnë të emëruarit në gjyqësor dhe kandidatura të tjera të Presidentit Trump.

Hera e fundit që ka patur një ndarje të tillë të pushtetit, që demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët senatin, ishte në vitin 1986 në mandatin e dytë të presidentit Ronald Reagan.
Vota e amarikanëve u përshkrua një referendum për Trump ndonëse zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në vitin 2020.

Dhe krahas rezultatit Kreu i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi një sukses.

Por cila ishte një tjetër risi e këtyre zgjedhjeve?

Një numër rekord kandid uan në të dyja dhomat e Kongresit . Të paktën 99 vajza dhe gra do të bëhen deputete duke kapërcyer numrin rekord prej 84 që mbahej deri më tani. Dhe në Kongresin amerikanë do jenë një deputete në moshën të re, gra që i përkasin besimit musliman, por edhe edhe një ish repist .

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387