INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demokratët në debatin e fundit, Kujdesi Shëndetësor më i diskutuari

Demokratët në debatin e fundit, Kujdesi Shëndetësor më i diskutuari

Publikuar më: 09:29 18-01-2016

Kandidatët për president të Amerikës nga demokratët, janë përplasur në debat rreth çështjes së kontrollit të armëve dhe sigurimeve shëndetësore,

Hillary Clinton e ka sulmuar Bernie Sanders sa u përket qëndrimeve të tija në kontrollin e armëve, dhe ka thënë se plani i tij për shëndetësinë rrezikon legjislacionin aktual. Ndërsa, Sanders e ka akuzuar Clinton si njërën ndër përgjegjëset për krizën financiare të vitit 2008.

Debati më i “ndezur“ ishte për kujdesin shëndetësor. Ish-Zonja e Parë amerikane e mbrojti me forcë ligjin në fuqi, duke thënë se rinisja e debatit për të është i rrezikshëm, ndërsa Sanders tha se nuk kërkon ta zhvlerësojë ligjin, por ta çojë më tej, duke bërë që të përfitojnë më shumë persona nga asistenca mjekësore, që duhet të jetë “një e drejtë dhe jo një privilegj“.
Hillary Clinton udhëheq sondazhet në të gjithë Amerikën, ndërsa Bernie Sanders është një kërcënim në disa shtete kyçe.

Article Logic
Execution time: 0.0052411556243896