Lojtari i kombëtares franceze ka pësuar një dëmtim të frikshëm në ndeshje miqësore që “gjelat” zhvilluan të shtunën në mbrëmje ndaj Amerikës.
Ishte minuta e 55-të,kur lojtari i Chelsea, u përplas “kokë më kokë” me mbrojtësin e Amerikës, Matt Miazga dhe të dy përfunduan të shtrirë në fushë. Një “lumë gjaku” në fushën e blertë krijoi mjaft panik te lojtarët dhe ai që e pësoi më keq ishte sulmuesi i Francës, që u detyrua të fashonte kokën.
Ndeshja mbyllet këtu për të dy lojtaret që zëvendësohen nga trajnerët e tyre. Në vend të Giroud e fut Dembele por tekniku i “gjelave” pret me padurim lajmin nga mjekët për të mësuar rreth gjëndjes shëndetësore të lojtarit, i cili rrezikon të humbë edhe botërorin që luhet pas pak ditësh në Rusi.