INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtohet Luiza Gega, humbet Botërorin e Atletikës

Dëmtohet Luiza Gega, humbet Botërorin e Atletikës

Publikuar më: 09:32 09-08-2017

Luiza Gega, përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Botërorin e Atletikës, duket se nuk do të marrë pjesë.
Atletja shqiptare që do të garonte sot në mbrëmje në garat kualifikuese të 3000 metrave me pengesa për femra, ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë përgatitjeve për këtë garë.
Luiza Gega ka ndjerë dhimbje të vazhdueshme dhe u konfirmua se riaftësimi i saj nuk do të ishte në kohë.
Luiza Gega ishte në baterinë e 2 të kualifikueseve të kësaj gare në botërorin e Londrës, garë që për fat të keq ajo nuk do ta zhvillojë.
Për t’u theksuar Shqipëria nuk pati në këtë eveniment as Izmir Smajlajn. Kampioni i Europës në kërcim së gjati, përpara një muaji pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së tij duke e humbur mundësinë për të matur veten me më të mirët e botës në disiplinën ku ai garon.

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205